24.12.2018 · përditësuar para 2777 dite1 min lexim
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar besimtarët e krishterë që festën e Kërshëndellave ta kalojnë në atmosferë hareje, me gëzime dhe begati në familjet e tyre.
Ai ka thënë se Kërshëndellat janë festë e jetës, paqes dhe dashurisë mes njerëzve, njofton Klan Kosova.
“Në këtë kremte të madhe, që bashkon familjet tona, shprehim solidaritetin dhe kujdesin për të gjithë njerëzit në nevojë dhe nderojmë të gjithë ata që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Presidentit Thaçi në Facebook.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.