Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi është i ftuari i Baton Haxhiut në emisionin Zona B.
Lideri i PDK-së, Thaçi ka thënë se i beson partnerit të koalicionit, Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Nga koalicioni mund të marr rreth 89 vota. Koalicioni është i qëndrueshëm dhe i besoj partnerit me të cilin kam lidhur koalicion”.
“Nuk kam arsye që të vë në dyshim marrëveshjen që kemi. Do t’i qëndrojmë deri në fund besnik kësaj marrëveshjeje të cilën e kemi lidhur në fillim”.
Thaçi tha me tej se institucionit të presidentit do t’i jap një dinamikë të re, një profil të ri dhe legjitimitet.
“Do të punoj me përkushtim dhe do të jem sa më afër qytetarit. Do të jem në rolin e presidentit pranë qytetarit, e nuk do të mbyllem në zyre”.
Ndërsa ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, të cilën Thaçi e drejton që 17 vite sipas tij është partia më e suksesshëm në vend.
“Kemi udhëhequr me Kosovën duke fituar 6 palë zgjedhje. Do të vazhdoj të jem në shërbim të qytetarëve të Kosovës, pa dallim partie”.