Lajmet e fundit

Në lagjen “Tophane” të kryeqytetit, mbrëmë u plaçkit një shtëpi nga katër hajna të maskuar e armatosur.
Banorët po thonë se cak i tyre ishte shtëpia e ish-deputetit, Hashim Deshishku.
Mirëpo, ky i fundit po mohon se kjo e keqe i ka ndodhur atij, njofton Klan Kosova.
Policia nuk e ka bërë të ditur pronarin e shtëpisë por vetëm ka treguar se çka është vjedhur.
Kronikë e zgjeruar nga Enis Reçica.