Lajmet e fundit

Është kundërshtuar shqyrtimi i propozimit për heqjen e emrit “Hasan Prishtina “ nga Universiteti i Prishtinës.
Fondacioni “Hasan Prishtina”, bashkë edhe me përfaqësues nga shoqata tjera prej vendeve shqipfolëse, janë mbledhur në oborrin e rektoratit për të nderuar figurën e tij, ku kërkuan edhe largimin e rektorit.
Sipas tyre, tashmë rektori, vite më parë ka shfaqur paknaqësi për emërimin, derisa arsyet e dhëna këta i konsiderojnë të pa baza.
Nga Rektorati u arsyetuan se ndryshimet e propozuara në kuadër të Statutit kanë lidhje me rëndësinë e ruajtjes së historisë, dhe trashegemisë së Universitetitt, marrë shkas së në Mitrovicën e Veriut, një insitiucion vet-quhet “Universiteti i Prishtinës” dhe sipas tyre pretendon vazhdimësinë e UP-së.
Në këtë formë ndryshimi i emrit të UP-së duke iu shtuas “Hasan Prishtina” ka bërë që institucioni të konsiderohet si universitet i ri e të krijohet konfuzioni se origjinali gjendet në Mitrovicë.
Si pasojë, diçka e tillë mund të jetë e disfavorshme edhe ligjërisht për Universitetin, duke përfshirë edhe kontestet eventuale për trashegeminë e të tjerat.
Aktualisht, propozimi për ndryshimet në emër është vetëm në fazën e diskutimit brenda grupit punues, derisa për tu vënë në zbatim janë një mori fazash, ku për ndërrimin e Statutit, duhet të votohet edhe në kuvend.