Lajmet e fundit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani takoi shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ku u diskutua për zbatimin e projekteve në kuadër të programit të IPA-s.
Hasani falënderoi Apostolovën për përkrahje te vazhdueshme për institucionet e Kosovës.
Çështje tjetër që u diskutuan ishin mundësia dhe forma e aplikimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë, për MSA-në, kryesimin e Kosovës me marrëveshjen e CEFTA-s.
Ministri Hasani për te gjitha këto e siguroi të dërguarën e Brukselit në Kosovë se do të veprojë ne koordinim të plotë me Zyrën e BE-së në Kosovë.
Nga ana e saj, Apostolova theksoi rëndësinë e përmbushjes se obligimeve në kuadër të Zonës Ekonomike Rajonale dhe përkushtimin e MTI-së dhe institucioneve të Kosovës në përgjithësi, transmeton Klan Kosova.