Lajmet e fundit
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,Enver Hasani ka udhëtuar sot për një sesion në Komisionin e Venecias.

Hasani është ftuar në këtë sesion si përfaqësues i Republikës së Kosovës.
“Sesioni i 103-të Plenar i Komisionit të Venecias do të mbahet më 19 dhe 20 qershor 2015, në të cilin kryetari Hasani do të marrë pjesë në cilësinë e anëtarit përfaqësues të Republikës së Kosovës.
“Kryetari Hasani do të marrë pjesë si panelist edhe në punimet e dy nënkomisioneve të Komisionit të Venecias: për institucionet demokratike, si dhe për të drejtat themelore, që do të mbahen të enjten, më 18 qershor 2015,” thuhet në komunikatën për medie të Gjykatës Kushtetuese,transmeton Klan Kosova.
Hasani zyrtarisht e përfundon mandatin në krye të kësaj gjykate me 26 qershor , ai dje pati ceremoninë lamtumirësë të organizuar nga Gjykata Supreme e Kosovës.