Lajmet e fundit

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani ka thënë se kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti është duke u bërë si hije e zbehtë e Presidentit, Hashim Thaçi.
"Gjatë dy mandateve si Kryeministër e pastaj si vartës i Mustafës, Thaçi nuk ka bërë tjetër pos fjalëve të mësura si papagalli se e ka mbështetjen e Brukselit, të Ëashingtonit dhe Ambasadorëve të Kuintit".
"Kurti nuk paska bërë gjë tjetër vetëm e paska zbritur pazarin të ambasadorët. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një hije e zbehtë e Thaçit. Albini dhe secili duhet ta dinë se vendi nuk qeveriset për hatër të ambasadorëve, por për nevojat e qytetarëve dhe me bekimin e tyre.Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për qeveritarë që dinë e duan të qeverisin me qytetarët e për qytetarët tanë!", ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.