02.08.2015 · përditësuar para 4017 dite1 min lexim
Në votimin e nesërm, të hënën, në Parlamentin e Kosovës për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani e Ganimete Musliu do të votojnë kundër, sikurse bënë herën e parë.
Hasani ka deklaruar për Klan Kosovën se nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese dhe ka kërkuar edhe nga ligjvënësit e tjerë ta ndjekin shembullin e tij.
“Unë kërkoj që Gjykata Speciale të mos miratohet nga deputetët e Kosovës dhe duhet të jepet mundësia të ndryshohet kjo formë, sepse bashkësia ndërkombëtare është e gatshme ta ndryshojë, por ajo kërkon qëndrimin tonë”.
Ai nuk brengoset nëse ky qëndrim do të penalizojë të ardhmen e tij politike, në çfarëdo forme.
“Unë e jap mendimin tim dhe nuk i frikohem asnjë hakmarrjeje”.
Për Klan Kosovën ka folur edhe deputetja nga Drenica, Ganimete Musliu.
Edhe ajo është e vendosur në qëndrimin e saj për Specialen.
Musliu ka konfirmuar se do të përsërisë votimin kundër Gjykatës së posaçme, duke votuar njëjtë sikur edhe herën e parë.
klankosova
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.