Lajmet e fundit

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka thënë që presidenti, Hashim Thaçi është marrë me krijimin e Ushtrisë pasi e ka parë që kjo çështje nuk po realizohet, njofton Klan Kosova.
"Mendoj që presidenti e ka parër që nuk po ecë kjo çështje dhe e ka marrë punën në dorë vet".
"Presidenti përfaqëson unitetin e të gjithë qytetarëve në vend. Ai e ka prezantuar projektligjin te kryetari më tutje. Kjo nuk është populliste. Ushtria është e popullit".
"Prandaj kjo çështje vjen nga presidenti që është i të gjithë qytetarëve. Faktori ndërkombëtar asnjëherë nuk ka thënë vepro".
Hasani i ftuar në emisionin "Zona e Debatit" në Klan Kosova ka thënë që është çështje politike e Vetëvendosjes fakti që a e ka thirrur Thaçi- Vuçiqin.
"Vetëm pritni na ka thënë. Qeveria duhet ta bjerë dhe ky ligj të kalojë në kuvend, kurse a e ka thirrë Hashimi – Vuçiqin, kjo është çështje politike e Vetëvendosje".
"Unë e kundërshtoj Demarkacionin edhe Zajednicën, punoj për partinë time dhe të vendit. Dua t'i shoh më mirë edhe VV-në edhe LDK edhe të tjerat", ka përfunduar Hasani.