Lajmet e fundit

Në fshatin Polac të Skënderajt sot është përuruar monumenti i heroit "Hasan Prishtina".
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe kryekuvendari Kadri Veseli, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj , deputetë nga të dyja partitë si dhe banorë të këtij fshati.
Me këtë rast, Veseli e vlerësoi lart kontributin e atdhetarit "Hasan Prishtina" dhe gjithashtu tha se Polaci dhe Drenica e ka merituar ta ketë një bust të heroit si "Hasan Prishtina" , pasi sipas tij shumë pak e dinin se familja e Prishtinës vinte nga ky fshat.