Lajmet e fundit

Kreu i Agjensionit Kosovar Kundër Korrupsionit do të dëshmojë sot në seancën gjyqësore ndaj ish ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj.
Aktakuza për të cilën do të dëshmojë Preteni e ngarkon Limajn me keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa e drejtonte këtë ministri.
Në procesin e njëjtë me Limajn për të njëjtat akuza nga Prokuroria Speciale e Kosovës po ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka, raporton kallxo.com.