Lajmet e fundit

Versioni përfundimtar i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është hartuar, si dhe përkthyer në shqip dhe serbisht, nga Bashkimi Evropian.
Përmes një kumtese për media, Ministria e Drejtësisë njofton se ministri , Hajredin Kuçi ka kryesuar Ekipin Teknik, të themeluar nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, për shqyrtimin e legjislacionit të hartuar nga Bashkimi Evropian.
"Në shqyrtim të legjislacionit të pranuar, Ekipi Teknik ka dhënë propozime dhe ka ngritur çështjet paraprakisht të diskutueshme".
"Versioni i fundit i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe, i pranuar nga Bashkimi Evropian, është cilësuar version përfundimtar dhe, si i tillë, është proceduar me kërkesë të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian" thuhet në njoftimin e MD-së, transmeton Klan Kosova.