Lajmet e fundit

Florence Hartmann, ish-zëdhënëse e prokurorisë së Hagës ka thënë se ish-presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviq qëllimisht ka marrë mjekim të parregullt me qëllimin që t`i përkeqësohej gjendja shëndetësore, për t`u mbrojtur në liri dhe të më pas të shkonte në Rusi.
Ajo në në një intervistë për gazetën kroate "Express" theksoi se Millosheviq e helmoi veten për shkak se kishte marrë ilaçin "rifampicin" për një kohë të gjatë.
Sipas saj, duke e marrë këtë ilaç, i cili përdoret për ta trajtuar sëmundjen e lebrozës, është ulur efekti i barit të përdorur për presionin e lartë të gjakut nga e cila edhe e pësoi.
Ish zëdhënësja e prokurorisë së Hagës shtoi se strategjia e Millosheviqit ishte për të shmangur bindjen se si dikush i cili ishte në krye të një vendi, të kujtohet si dikush që është fajtor për gjenocid, transmeton Klan Kosova.