05.04.2023 · përditësuar para 1199 dite1 min lexim
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu është përgjigjur kritikave të shumta që erdhën si pasojë e një harte të prezantuar Në Konventën e Turizmit në Tiranë, ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.
Sipas tij, dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit, po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte, njofton Klan Kosova.
“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigantit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!”.
“Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftërash pa lidhje mes shqiptarësh!”.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.
https://klankosova.tv/ne-konventen-e-turizmit-ne-tirane-kosova-paraqitet-si-pjese-e-serbise-video2/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.