Lajmet e fundit

Këngëtari Harry Styles ka përfunduar shitjen e shtëpisë së tij në Hollywood.
Edhe pse i pëlqyer nga shumë dhe me xhepat plot, këngëtari pati vështirësi deri sa e shiti shtëpinë. Madje iu desh të ulë çmimin fillestar, kështu nga 8.495 milionë dollarë sa e kishte vendosur në shitje, shtëpia u ble për 7.995 milionë dollarë.
Pronari i ri do të shijojë një pamje tejet të bukur, dhoma të dekoruara me shumë shije si dhe një pishinë të mahnitshme.





