Lajmet e fundit

Ky është momenti zbavitës kur këngëtari Harry Styles e ka korrigjuar një gabim gramatikor që njëri nga fansat e grupit One Direction e kishte bërë në një pankartë kushtuar grupit.
Harry e kishte vërejtur banerin në mesin e një publiku të madh, taksa po performonte në një koncert në Amerikë.
Këngëtari 21 vjeçar, me mikrofon kishte kërkuar që fansi që e mban banerin me mbishkrimin “Hi Harry. Your so nice” (Ckemi Harry, Ti je aq i mirë), t’ia jepte atij.
Pa humbur kohë Styles e kishte rregulluar gabimin.
Ai e mori një laps dhe e shtoi një shkronjë që mungonte, e që bëri që ajo fjalë t’ia tërhiqte vëmendjen atij.
Harry e shtoi shkronjën “e” pas fjalës You’r, për shkak se në anglisht “ti je” në formën e shkurtë shkruhet “you’re” e jo “you’r”.
Me pamjen e tij, sikurse asgjë të mos i ketë bërë përshtypje, Harry e mbajti lart banerin e korrigjuar që t’ua tregote fansave.
Më pas, pronarja e asaj pankarte, Taelor Ford kishte publikuar në profilin e saj në Twitter një dedikim për yllin e One Direction.
“Faleminderit që e nënshkrove posterin tim dhe që e korrigjove gramatikën time”.
16 vjeçarja më pas ka thënë për BBC: “Nuk u ndjeva fare e turpëruar, por e lumtur që e kisha gabuar”.
“Nuk jam aspak e mirë në anglisht. Por jam shumë e lumtur që ai e pa ata që e kisha shkruar për të”, ka thënë ajo.