Lajmet e fundit

Harry Styles ndaloi performancën gjatë një koncerti të tij në Meksikë, për t’i nderuar viktimat që humbën jetën pas një sulmi në koncertin e Ariana Grande’s, në Mançester.
23-vjeçari vendosi të luajë një set të vogël akustik dhe t’i kushtojë një minutë heshtje për ata që humbën jetën.
“Faleminderit shumë që jeni këtu sonte. Unë e di që shumë prej jush keni udhëtuar gjatë. Me të vërtetë e vlerësoj këtë. Kur e rezervova këtë koncert, doja të festoja me të gjithë ju, por sonte nuk ndihet si një mbrëmje për të festuar”, tha Harry, transmeton Klan Kosova.
Ai shtoi: “Natën e kaluar, ndodhi një tragjedi në qytetin tim, Mançester, dhe mua më ka mbetur një vrimë në zemër. Aty në atë sallë isha për herë të parë me një koncert timin, dhe unë kam disa përvoja më të mira të jetës sime në Mançester”.