Harry Kane vazhdon të shkruajë histori në UEFA Champions League, duke vendosur një rekord të ri për futbollistët anglezë.
Sulmuesi i Bayern Munchen është bërë lojtari i parë anglez që arrin të shënojë gol në 6 ndeshje radhazi në këtë garë prestigjioze, një arritje që konfirmon formën e tij të jashtëzakonshme këtë sezon.
Rekordi i tij vjen në një moment shumë të rëndësishëm të sezonit, aty ku çdo gol ka peshë të madhe në garën për trofeun më të madh evropian për klube.
Forma e shkëlqyer e Harry Kane po e shndërron atë në një nga protagonistët kryesorë të këtij edicioni, ndërsa Bayern Munich mbetet një nga pretendentët seriozë për triumfin final.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.