Lajmet e fundit

Anëtarët e grupit One Direction, Hary Styles dhe Niall Horan do të mungojnë sonte në BRIT Awards.
Këta të dy nuk do të mund të jenë prezentë në ceremoninë e cila mbahet në Londër, por kolegët e tyre Liam Payne dhe Louis Tomlinson do të jenë të pranishëm për të prezantuar një çmim, ndërsa fansat shpresojnë që grupi në fjalë do ta fitojë çmimin e videoklipit më të mirë në Britani të Madhe për këngën e tyre Drag Me Down.
Derisa Harry dhe Niall – i cili ndodhet në pushime në Tailandë – nuk do ta shijojnë bashkimin e grupit të tyre në këtë mbrëmje.
Louis ka fluturuar për në Britani të Madhe nga Los Angeles një muaj pasi është bërë baba për herë të parë.
Një burim i afërt për gazetën The Sun ka deklaruar “Ky mund të ishte BRIT Award i fundit për ta si grup, por Harry nuk ka treguar interes për pjesëmarrje dhe Niall është në Tailandë duke pushuar”.
“Louis dhe Liam duan që të jenë aty për t’i falënderuar të gjithë fansat që i kanë votuar në kategorinë e videoklipit më të mirë”, ka shtuar ai.
One Direction do të përballet me konkurrencë të vështirë në këtë kategori, duke konkurruar me Adele, Calvin Harris, Ellie Goulding, Little Mix, Jessie J, Naughty Boy, Sam Smith dhe Years &Years.