Lajmet e fundit

Një grua, nënë e dy fëmijëve në SHBA u detyrua të thyente xhamat e një makine, pasi vuri re se aty brenda e kyçur ishte një bebe, e mbushur në djersë.
Sarah Oropeza tha se e mori vendimin pasi temperaturat kërcyen 35 gradë. Po lutesha, oh Zot shpresoj të thyhet xhami,” tha ajo.
Më në fund xhami u thye dhe ata e nxorën fëmijën. Në vendin e ngjarjes mbërriti një ambulancë.
Më vonë erdhën edhe një çift, që mendohet se ishin daja dhe halla e fëmijës. Ata nuk shfaqën asnjë emocion.
“Ata madje ishin të shqetësuar nëse do ua paguante kush xhamin e thyer”, tha Oropeza.