Lajmet e fundit

Aktori Harrison Ford ndoshta mund ta konsiderojë që të mos përdorë më aeroplanë për udhëtimet e tij.
Ylli 74 vjeçar i “Star Wars” ka ateruar gabimisht në aeroportin John Wayne në California. Ford ishte duke pilotuar një nga aeroplanët e tij privat kyr ishte instruktuar të ateronte në njërën nga pistat, por duket se këtu kishte një keqkuptim.
Aeroplani i Ford gati sa nuk u aksidentua pasi gjatë aterimit ishte shumë afër një aeroplani që po bartte 110 pasagjerë, transmeton Klan Kosova.
Administrata Federale e Aviacionit është duke investiguar këtë incident që mund të përfundojë edhe me anulim të licensës.
Në vitin 2015, aktori ishte përplasur me një aeroplan të Luftës së Dytë Botërore në Santa Monica.
Ai kishte thyer krahun dhe kishte pësuar edhe lëndime në kokë.