Lajmet e fundit

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ka thënë se qëndrojnë me Ukrainën në situatën e luftës me Rusinë.
Ajo tha se sytë e të gjithë botës janë me popullin e Ukrainës, të cilët i cilësoi si të guximshëm.
“Siç e dimë të gjithë, sytë e botës janë te njerëzit trima të Ukrainës. Ata janë duke luftuar, jo vetëm për të mbrojtur shtëpitë dhe familjet e tyre, por për të mbrojtur demokracinë dhe lirinë, sovranitetin e tyre dhe integritetin e tyre territorial. Dhe ne qëndrojmë me ta, ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës në këtë luftë”, tha Harris, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se sot është dita e shtatë prej se kur trupat ruse kanë shkelur tokën ukrainase, gjë e cila nxiti luftime të ashpra në Ukrainë.