21.10.2016 · përditësuar para 3571 dite1 min lexim
Michael Carrick duhet të jetë partneri i Paul Pogbas në mesfushë pasi ai është lojtar i ngjashëm me Andrea Pirlon, ka thënë Owen Hargreaves, njofton Klan Kosova.
Pogba ka pasur probleme prej ardhjes së tij në United dhe nuk e ka gjetur formën e tij që e ka pasur në Juventus.
Por, kur Pogba luajti bashkë me Carrick në mesfushë këtë të enjte, ai shënojë dy gola kundër Fenerbahces në Europa Ligë, dhe Hargreaves beson se kjo ndodhi pikërisht për shkak të këtij partneriteti.
“Lojtari më i përafërt me Pirlon në United është Carrick dhe Pogba ishte mësuar të luante me Pirlon në Juventus”, ka thënë ish-lojtari i Manchesterit për BT Sport, njofton Klan Kosova.
“Mendoj se Mourinho është duke tentuar t’ia gjejë partnerin më të mirë Pogbas, dhe mendoj se Carrick është ai".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.