Lajmet e fundit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim një delegacion nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, të kryesuar nga Robert Cooper.
Haradinaj ka vlerësuar angazhimin dhe punën e Robert Cooper në dizajnimin dhe udhëheqjen e dialogut teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në kohën sa ishte i angazhuar në pozitat e larta të institucioneve të Bashkimit Evropian.
Ai theksoi se roli i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë është i rëndësishëm në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për marrëveshjen përfundimtare për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj gjithashtu tha se qeveria dhe institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në përmbushjen e Reformave të Agjendës Evropiane.
Robert Cooper e ka falënderuar Haradinajn për pritjen dhe vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e tij për t’i ofruar Kosovës mbështetje në rrugën e saj evropiane.