Lajmet e fundit

Vjelja e rrushit nuk është vetëm një festë e zakonshme, por një fillim i një viti të mbarë për rahovecianët.
Atje sot ka filluar të mblidhen rezultatet e shumë muajve, jo pak të mundimshëm për ta.
Pjesë e kësaj feste, e pagëzuar më emrin HardhFest, u bë edhe e para e shtetit Atifete Jahjaga, njofton Klan Kosova.
Në këtë organizim nuk mungoi as ministrisë i bujqësisë Memli Krasniqi.
Kjo festë, e cila do të zgjas dy ditë, ka rendësi të veçantë për prodhuesit e rrushit dhe verës në këtë komunë.
Pjesë e këtij organizimi ishin shumica e veteranëve të Rahovecit.
Kronikë nga Flutra Nushi.