Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se hetimet për rastin e vrasjes së politikanit serbe, Oliver Ivanoviq janë intenzive dhe se zbardhja e këtij rasti është në interes të Kosovës,
“E kuptojmë edhe në bazë të ndjeshmërisë që shumë aspekte të hetimeve nuk i posedoj ose nuk mundem me i sjellë në Kuvend… Hetimet janë intenzive, nuk është përjashtu asnjë pistë. Mund të ndodhë që zbardhja e këtij rasti është e pamundur edhe me hetime intenzive edhe në Serbi”.
“Çështja e zbardhjes së rastit është në interes të Kosovës. Ajo çka nuk duam me ba është mos me paragjyku për shkak se kjo mund t’i dëmtojë edhe hetimet”.
Kësisoj ai i është përgjigjur udhëheqësit të Partisë së Pavarur Liberale Serbe ( SLS ), Sllobodan Petroviq pasi është pyetur lidhur me hetimet për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, transmeton Klan Kosova.