Ramush Haradinaj, pretendent për kryeministër vendi nga koalicioni PAN, ka thënë se do ta pranojë secilin rezultat të mundshëm të këtij procesi zgjedhor, transmeton Klan Kosova.
Sipas Haradinajt fitorja më e madhe e Kosovës do të ishte që qytetari të vendos vet për votën e tij dhe fatin e tyre për katër vjetët e ardhshme, transmeton Klan Kosova.
”Sapo votova sot une dhe Anita. Vota ka rëndësi ky vendim i sotëm e ka peshën e vet për katër vjet. Gjithësesi që e pranoj dhe humbjen, i ftoj qytetarët të kryejnë obligimin tyre qytetar. Sot vendos sovrani, fitorja më e madhe është nëse gjithë qytetarët vendosin për fatin e vet”.
Haradinaj nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, teksa ka kryer obligimin e tij si qytetar i Kosovës, është shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij Anita Muçaj, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.