Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Ipeshkvin e Kosovës, me ç’rast është pritur nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
Gjatë takimit me udhëheqësit e Kishës Katolike të Kosovës, kreu i ekzekutivit u njoftua për së afërmi me punët dhe aktivitetet e këtij institucioni fetar, duke i përgëzuar për bashkëpunimin.
Kryeministri ka vlerësuar kontributin e Ipeshkvit Dodë Gjergji dhe të komunitetit katolik, në krijimin e frymës së mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve fetare në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e Qeverisë, transmeton Klan Kosova.