Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë ditës së nesërme do të realizojë vizitën e parë jashtë shtetit.
Ashtu si ai kishte paralajmëruar para se të zgjidhej në këtë post, vizita e tij e parë jashtë Kosovës si kreu i ekzekutivit do të jetë në Shqipëri.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, drejtori i Zyrës për Informim në Kryeministri, Halil Matoshi.
Ai ka treguar poashtu se Haradinaj do të takohet me krerët e shtetit, Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, Kryeministrin, Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin.
Matoshi ka bërë të ditur poashtu se pritet që kryeministri kosovar të takohet edhe me kreun e opozitës, kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën.
Sipas tij, varësisht nga agjenda, do të ketë edhe një takim mes Haradinajt dhe ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.
Takimin e parë zyrtar jashtë Kosovës e ka realizuar në Shqipëri edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Kryediplomati kosovar ishte takuar në takime të ndara me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, Kryeministrin, Edi Rama dhe homologun e tij, Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
Pacolli poashtu ishte takuar edhe me ish-kryeministrin Berisha dhe me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Detajet e këtij takimi mund t'i shihni në videon e mëposhtme:
http://klankosova.tv/si-kaloi-pacolli-ne-viziten-e-tij-ne-tirane-video/