Lajmet e fundit

Lideri i AAK-së , Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se kërkesa për ta shtyrë protestën e nesërme ka ardhur nga partnerët opozitarë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën.
"Partnerët tanë politik opozitarë kishin kërkesë që protesta e nesërme të shtyhet për një moment më të përshtatshëm. Ky ishte edhe koncesioni i partneritetit të përbashkët.
"Ne vazhdojmë të jemi konsistentë në kauzën tonë të drejtë dhe në proces të mobilizimit të mëtejm për protestat e rradhës, për të cilat anëtarësia dhe opinion publik do të njoftohen shumë shpejt" ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.