08.04.2018 · përditësuar para 3038 dite1 min lexim
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës dhe ndërkombëtarët që punojnë në Kosovë për pashkët ortodokse.
“Shqiptarëve dhe të gjithë bashkëqytetarëve tjerë ortodoksë të Kosovës, si dhe pjesëtarëve të institucioneve ndërkombëtare të këtij besimi që punojnë në vendin tonë, për shumë mot Pashkët”, shkruan Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Kjo festë e ringjalljes na frymëzon për të qenë kurdoherë në anën e të mirës, të së drejtës dhe na ofron mundësinë për të rritur unitetin dhe tolerancën ndërmjet njerëzve”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.