Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka uruar të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve një shtatorin, fillimin e vitit të ri shkollorë, njofton Klan Kosova.
Ai shkroi në llogarinë e tij në Facebook se “investimi në edukim cilësor duhet të jetë prioritet yni kombëtar”.
“Ju uroj të gjithëve një shtatorin dhe në veçanti fëmijëve që do të kenë nesër ditën e parë në klasë të parë”.
“Ndjenjë e veçantë për ta dhe për prindërit e tyre”.
“Edukimi është shtyllë e shoqërisë demokratike dhe të ardhmes sê sigurt të një populli e një shteti”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.