Ramush Haradinaj ka uruar kancelaren gjermane, Angela Merkel, për mandatin e saj të katërt si udhëheqëse e shtetit gjerman, njofton Klan Kosova.
“Urimet e mija të sinqerta për mandatin e katërt me radhë për Zonjën Angela Merkel, si Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Gjermania gjithmonë ka qenë përkrahëse e fuqishme e pavarësisë së Kosovës, dhe perspektivës euroatlantike të saj. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që ta thellojë edhe më shumë marrëdhënien tonë strategjike, sidomos tani me koalicionin e madh gjerman”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.