Lajmet e fundit

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka uruar gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.
“I nderuari Ipeshkv, të nderuar besimtarë. Ju uroj Ditën e Krishtlindjës të gjithë besimtarëve të krishterë, me lutjet që në familjet tuaja dhe të gjithë qytetarëve të ketë mirëqenie, dashuri e paqe”, ka thënë Haradinaj, përcjellë Klan Kosova.
“Kjo festë e solidaritetit, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve, na bën bashkë dhe na jep forcën që të ndihmojmë ata në nevojë e të përkujdesemi për të gjithë”.
Ai ka thënë se kjo është dita kur kujtojmë gjeneratat që kanë sakrifikuar për të sotmen tonë, duke na bërë bashkë për ta ndërtuar të nesërmen më ndryshe.