Lajmet e fundit

Daut Haradinja ka folur rreth kërcënime të fundit nga radikalët islamikë që u adresuan në drejtim të Kosovës.
Ai ka shkruar në Facebook se partia e tij në vazhdimësi ka paralajmëruar këtë rrezik potencial.
“Aleanca ka folur me kohë, me saktësi të plotë dhe me përgjegjësi kombëtare rreth këtij rreziku. Por, shteti nuk u mor seriozisht asnjëherë”.
Haradinaj ka thënë se forcimi i inteligjencës, bashkëpunimi me shtetet fqinje dhe anëtarësimi urgjent i policisë në Interpol e Europol janë disa nga hapat që duhet të ndërmerren nga institucionet kosovare.
Por, sipas Haradinaj me urgjencë duhet të themelohet ushtria e Kosovës.
Postimi i Haradinjat në Facebook:
Cilat duhet të jenë veprimet tona në këtë rast?
1) Forcimi i inteligjencës dhe bashkëpunimi me shtetet fqinje në radhë të parë, e po ashtu edhe me gjerë.
2) Anëtarësimi urgjent i policisë sonë në organizata siç është INTERPOL dhe EUROPOL.
3) Forcimi njësive të specializuara për anti-terrorizem.
4) Urgjentisht të themelohet ushtria e Kosovës.
5) Program Kombëtar për De-Radikalizimin, Ri-Integrimin dhe Rehabilitimin nga Ekstremizmi i Dhunshëm.
Duke e ditur se shumë shtete edhe më të fuqishme se ne janë duke u sfiduar nga terrorizmi, edhe Kosova s'mundet ta ndjejë veten imune në këtë temë, prandaj veprimet e shpejta do pamundësonin ndonjë akt të terrorizmit.
Ne, shqiptarët, jemi duhet të jemi unik në këtë aspekt dhe të jemi të zëshëm e të vendosur.
Masat preventive janë obligim për shtetin tonë dhe shoqërinë.
Po ashtu, të riafirmojmë vlerat kombëtare të Rilindjes sonë Kombëtare, sepse Shqiptarinë e kemi bashkë.
DH