Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicioni PDK-AAK-Nisma, ka thënë në një tubim në Gjilan se ai s’ka nder e besë për dikë tjetër përveç, fjalës e besës që e ka për atdheun e vet, për Kosovën, njofton Klan Kosova.
Haradinaj ka folur për shumë gjëra, derisa ka thënë se pasi tashmë veç janë pjesë e fillimit të ri, s’e kanë ndërmend të punojnë me metoda të vjetra.
“Asnjë vendim s’e marrë për nderin tim personal, sepse s’kam nder unë nëse s’ka atdheu i im, unë s’kam fjalë e besë për askënd tjetër, përveç atdheut tim”, pohoi Haradinaj.
“Do të ketë një qeveri për njerëz që punojnë dhe jo për njerëz që flejë. Duhet të punojmë të gjithë se e kemi për njerëz tonë. Prandaj shpejt do të futemi në NATO e do të kemi liberalizim të vizave”.
S’ka më Kosovë me fusnotë, s’ka më Kosovë që jep tokë. Po thonë që është fillim i ri, dhe pasi që është fillim i ri, s’mundemi të vazhdojmë me gabime të vjetra.
“osovë që mbahet më pengë s’ka – s’munden të na mbajnë peng as për ushtri. Në Qeverinë Haradinaj, s’shkohet ngadalë, në qeverinë Haradinaj kryhen punët”.
“Ne e kemi para vetës mundësinë për zhvillim. Njerëzit i kemi punëtorë dhe tokën e kemi të mirë. Kemi shumë sipërmarrës dhe nëse qeveria i trajton si heronjtë tonë, krejt premtojnë sot se e hapin të paktën nga një vend pune”.
“Ne e kemi një atdhe, shqiptarë jemi, por me ne jetojnë edhe komunitet, s’kemi raste në histori që jemi ‘koritë’ me ta. Por, komshinjtë nuk janë sjellur mirë me ne. Nuk mundesh me ua ndalu qytetarëve të Luginës së Preshevës dyshtetësinë. Në një Kosovë tjetër kjo punë do të jetë një minutë – këtë s’e keni premtim, por tashmë vendim, kur të vije dita atëherë do të ndodhë”.
klankosova.tv