Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka nisur vizitën në kombinatin e Trepçës.
Gjatë kësaj vizite, Haradinaj tha se Trepça ka rëndësi të jashtëzakonshme për Kosovën, dhe se sipas ligjit, qeveria obligohet ta zbatojë atë, njofton Klan Kosova.
Gjatë takimit me drejtorin menaxhues të Trepçës, Ahmet Tmava, Haradinaj tha se ata janë të interesuar të shfrytëzohet Trepça për integrimin e veriut në sistemin e shtetit.
Tutje, ai tha se qeveria do të trajtojë çështjen e punësimit të fëmijëve të minatorëve, kjo si traditë botërore, njofton Klan Kosova.