Lajmet e fundit

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj përmes një deklarate për media iu ka drejtuar kolegëve deputetë rreth marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
"Unë kam bindje të plotë, kam besuar dhe vazhdoj të besojë, se shumica jonë absolute jemi të vendosur, që këtë herë të mos u nënshtrohemi presioneve dhe të vihemi në anën e së drejtës, në anën e interesit të shtetit të Kosovës".
"Sot do të dëshmohjmë se ne jemi përfaqësues të popullit, dhe do të flasim e do të votojmë siç kërkon sovrani".
"Votimi i sotëm nuk është betëje e deputetëve të Dukagjinit, por e deptetëve të të gjithë Kosovës".
"Vota kundër na fuqizon të gjithë neve, e fuqizon parlamentin dhe demokracinë në vend. Qeveria mund të dëgojë çfarëdo projektligji, ndërsa Kuvendi është ai që vendosë vetëm në emër të popullit" ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.