Lajmet e fundit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Me këtë rast, Haradinaj u shpreh i lumtur që Veliaj gjendet për vizitë në Prishtinë.
Ai ka folur edhe për takimin e kryetarëve të qyteteve kryesore shqipfolëse që pritet të mbahet më 26 e 27 nëntor në Tiranë me ç`rast tha se është një gjë e mirë që mbahet një takim i tillë, njofton Klan Kosova.
Edhe i pari i Tiranës u shpreh i kënaqur që ndodhet në Prishtinë si dhe theksoi se i vjen mirë që sheh bashkëpunim mes AAK-së e Komunës së Prishtinës, njofton Klan Kosova.
Veliaj ndodhet për një vizitë dyditore në Kosovë ku gjatë qëndrimit në vendin tonë është takuar me homologun e tij nga Prishtina Shpend Ahmeti.