Lajmet e fundit

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Task Forcës për pastrimin e ambientit në Kosovë, e cila do të merret me organizimin e fushatës dhe aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” nga 15 shtatori deri më 15 dhjetor.
Shefi i Qeverisë tha se po bëhen përgatitjet e duhura për të pasur një Kosovë më të pastër.
Haradinaj theksoi se beson se ky aksion tre mujor do të bëjë ndikojë në ndryshimin e gjendjes së ambientit në Kosovë.
Ndërkaq, ish- ministrja e Ambientit, tani këshilltare e kryeministrit, Albena Reshitaj tha se janë ndarë përgjegjësit dhe presin një punë me rezultate, raporton EO,transmeton Klan Kosova.
“Jam e lumtur që jam pjesë e inicimit të kësaj kampanje. Është hera e parë që në histori të Kosovës të gjithë akteret janë bashkë që ta bëjmë një plan për pastrimin e hapësirave. I kemi ndarë përgjegjësitë në ministritë e linjës dhe po përgatitemi në hapjen e kësaj kampanje”, deklaroi Reshitaj.
Ndërsa, ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi tha se qëllimi është i përbashkët për një Kosovë të pastër.