Lajmin për këtë takim e ka bërë të ditur Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
“Në takimin e rregullt me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, bashkëbiseduam për angazhimin tonë të përbashkët në fuqizimin e sundimit të ligjit, në mandatin ekzistues për të ofruar asistencë dhe këshillëdhënie sistemit tonë të drejtësisë”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.





