Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të Kosovës, të prirë nga kryetari, Osman Havolli dhe Kujtim Kërveshi, avokat, njofton Klan Kosova.
Gjatë takimit Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në avancimin e agjendës legjislative dhe do të jetë përkrahëse në iniciativat e Odës së Avokatëve të Kosovës.
Kryeministri vlerësoi rolin e Odës së Avokatëve të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë për bashkëpunim dhe për përfshirjen në hartimin dhe shqyrtimin e draft ligjeve të cilat e prekin drejtpërdrejtë sistemin e drejtësisë, por edhe në fushat tjera që ndërlidhen me avokatinë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.