Lajmet e fundit

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot Shefen e Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë, Alexandra Papadopoulou.
Haradinaj ka shkruar në Facebook lidhur me këtë takim:
“Sot pata kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje Shefes së Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), znj. Alexandra Papadopoulou.
Në këtë takim, me karakter njoftues, shprehem përkushtimin e përbashkët për rrugën evropiane të Kosovës dhe mbi të gjitha nevojën e vendosjes së sundimit të ligjit si top prioritet në Kosovë.
Në emër të AAK-së, i shpreha gatishmërinë për bashkëpunim me EULEX-in, me synimin që institucionet vendore të ngrisin kapacitetet për një shtet ligjor e funksional në gjithë Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.