Lajmet e fundit

"Shprehëm mirënjohjen ndaj z. Haddad dhe shtetit të Francës për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe kërkuam që kjo mbështetje të vazhdojë, veçanërisht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO", ka shkruar Haradinaj.Sipas tij, në takim u prezantua edhe oferta politike e Aleancës për krijimin e institucioneve të reja.
"Para ministrit, bashkë me kolegët e Aleancës, shpalosëm ofertën tonë për krijimin e institucioneve, duke theksuar se gjashtë pikat tona janë thelbësore për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit", theksoi ai.Haradinaj vlerësoi se Franca ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, duke nënvizuar rolin e saj në rrugëtimin e vendit drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.
"Franca ka qenë dhe mbetet një ndër miqtë më të rëndësishëm të Kosovës, me një rol të çmuar në të gjitha etapat e rrugëtimit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Për këtë, i jemi mirënjohës përherë", ka përfunduar Haradinaj.