Lajmet e fundit

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar mëngjesin e sotëm avokatin e tij sa ishte në Hagë, Michael O’Reilly.
Për këtë takim, kreu i ekzekutivit ka shkruar në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
"Prita në takim mikun tim dhe të Kosovës, Michael O’Reilly, me të cilin, në të kaluarën, kemi ndarë shumë momente si bashkëpunëtorë. O’Reilly është ndër miqtë tonë konstant, zë i fuqishëm i yni dhe mbështetës i madh i shtetësisë dhe konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës".
" Si njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë, ishte kënaqësi të shkëmbejmë hapur pikëpamjet për proceset aktuale dhe të së ardhmes të vendit tonë", ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.