Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ka shpeshtuar takimet me zyrtar vendor dhe ndërkombëtarë.
Ai sot pati një takim me të Ngarkuarin me Punë në ambasadën e Çekisë në Kosovë, njofton Klan Kosova.
“Në një takim miqësor me të Ngarkuarin me Punë në ambasadën e Çekisë në Kosovë, ambasadorin Pavel Bilek, vlerësuam marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe u dakorduam për bashkëpunimin e mëtejmë në të gjitha fushat e interesit të përbashkët”, shkroi Haradinaj në Facebook.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
N
SHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.