Lajmet e fundit

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka vizuar komunën e Prishtinës, ku u prit nga i pari i kryeqytetit Shpend Ahmeti.
Në këtë takim Haradinaj deklaroi se qeveria ka nisur një marrëdhënie të re me kryeqytetin, e cila ka rezultuar me disa vendime të mira për qytetarët.
Kreu i qeverise përmendi Ligjin për Prishtinën, vendimin për pronësinë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, shpronësimet, ndërtimi i unazës si dhe vendimi për ndërtimin Sallës Koncertale.
“Ne si produkte i kemi përfunduar këto. Tani kemi punë edhe gjatë zbatimit, disa projekte ndërlidhen edhe me veprimet që do t’i ndërmarrin edhe ministritë. Ka ende punë edhe për ne.
I pari i kryeqytetit u shpreh i kënaqur me vizitën e Haradinajt, me ç’rast tha se kanë diskutuar për punët e kryera deri me tani dhe ato që i presin.
“Falënderoj qeverinë për gatishmërinë që e ka pas për bashkëpunim me kryeqytetin. Kemi arritur t’i përfundojmë dy tema shumë të rëndësishme atë të Ligji për Kryeqytetin dhe Pallatin e Rinise dhe Sporteve”.