Lajmet e fundit

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion slloven, përfaqësues të Bankës sllovene për eksport dhe zhvillim “SID Bank”, në përbërje nga Alojz Kraçun dhe Miro Reven, me të cilët ka biseduar për mundësitë që ofron Kosova për investitorët e jashtëm potencialë.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se institucionet e Kosovës kanë punuar me përkushtim në përmirësimin e legjislacionit dhe kanë krijuar klimë të favorshme dhe ambient më të mirë të të bërit biznes përmes zonave të lira ekonomike, lehtësirave të ndryshme fiskale, shkurtimin e procedurave burokratike, njofton Klan Kosova.
Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se Kosova tashmë e ka Ligjin për Investime Strategjike, i cili ka filluar të jap rezultatet e para me shprehjen e interesimit të disa investitorëve potencialë.