Kryeministri i Republikës së Kosovës , Ramush Haradinaj, ka takuar sot kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe këshilltarin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, njofton Klan Kosova.
Në bashkëbisedë me Kryeministrin Haradinaj përfaqësuesit e SBASHK-ut janë ndalur veçmas të çështja e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta.
Haradinaj është shprehur se ai bashkë me kabinetin e tij do të kenë në vazhdimësi takime të punës me përfaqësues të SBASHK-ut për të diskutuar për të gjitha çështjet që lidhen me sektorin e arsimit dhe për të gjetur zgjidhje konkrete për të gjitha çështjet.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.