Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli, njofton Klan Kosova.
“Shpresa për paqe të përhershme është anëtarësimi në NATO”, ka shkruar Haradinaj, në njoftimin për takimin me Allinë në Facebook.
“Pata nderin ta pres Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli, me të cilin biseduam për perspektivën euro-atlantike të Kosovës dhe u pajtuam se Bashkimi Europian do të jetë i plotë vetëm me anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor”.
“Kosova është faktor stabiliteti dhe synon të kthehet në ofrues të sigurisë, si pjesë e NATO-s, në funksion të paqes në rajon dhe më gjerë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.